Thursday, October 30, 2025

Flamurtari gjen fitoren e parë në kampionat, mund në shtëpi Vllazninë kryesuese

Lexo

- Reklamë -spot_img

Flamurtari-Vllaznia  1-0(Shënues: Herald Marku 76’)

FLAMURTARI: Aleksovski, Skuadrone, Kantakias, Marku, Ramirez, Murataj, Nunez, Diavara, Trashi, Bolzan, Maksuti. Trajneri: Françesko Moriero

VLLAZNIA: Pohls, Gurishta, Gjini, Pusi, Jago, Krymi, Sala, Kastrati, Kallaku, Mala, Balaj. Trajneri: Edi Martini

Arbitër kryesor: Florjan Lata

Flamurtari mori fitoren e parë në Superiore. Vlonjatët triumfuan minimalisht ndaj Vllaznisë, në duelin e vlefshëm për javën e nëntë.

Sfida nisi e bukur dhe me raste në të dyja portat. Trashi kërkoi penallti në minutën e 7-të, pas një rrëzimi në zonë, ndërsa Vllaznia reagoi me Kastratin në minutën e 13-të,por gjuajtja e tij nuk kishte saktësinë e duhur.

Në minutën e 40-të, portieri i Flamurtarit i mohoi avantazhin Kallakut me një pritje vendimtare. Bolzan kishte tre raste të mira para mbylljes së pjesës së parë për vlonjatët, por nuk shënoi dot.

Me barazimin 0-0, skuadrat shkojnë dhomat e shveshjes për puhimin mes dy pjesëve, për t’u kthyer në fraksionin e dytë me bregdetarët më kërkues. Pohls me dy pritje vendimtare, u mohoi avantazhin vendasve. Në lartësinë e duhur u shfaq edhe portieri i Flamurtarit, me dy pritje të bukura ndaj Balajt dhe Malës.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 76-të. Vlonjatët shënuan nga aksioni,por arbitri anuloi golin, pasi më herët kishte akorduar penallti për Flamurtarin. Nga pika e bardhë, është një ish i Vllaznisë si Herald Marku që nuk zhgënjeu duke shënuar golin e avantazhit për vlonjatët.

Gol që feston e gjithë skuadra dhe tifozëria vlonjate me përjashtim të Herald Markut, i cili me duart lart kërkon të respektojë ish skuadrën e tij Vllaznia.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe Flamurtari festoi fitoren e parë. Pavarësisht suksesit, Flamurtari mbetet në vendin e fundit me vetëm pesë pikë, ndërsa Vllaznia vazhdon në krye me 19 pikë.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Luftëtari mbetet “kockë e forte” për Laçin. Kurbinasit pretendet për Superiore, nuk shkojnë më shumë se barazimi në Gjirokastër

Luftëtari-Laçi 0-0 Kartonë të verdhë:Lala 24,Zaimi 49,Çelkupa 55,Isteri 89,Ndreu 90+3/Xherrison 49,Bibo 71,Jakpona 85 Luftëtari:Mamadov,Zaimi,Isteri(Nika 90),Diamanti(Ndreu 60),S.Puci,Cereni(Brahimi 78),Stërling(Frashëri 90),Solomon(Th.Puci 78),Lala,Mukoj,Çelkupa Trajner:Besmir Shabani...
- Advertisement -spot_img