Futbolli vlonjat nuk po kalon momente të mira, kur skuadra e tyre Flamurtari është në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit duke rrezikuar seriozisht largimin nga kategoria Superiore. Por, nga ana tjetër në klubin e futbollit Flamurtari FC sot ka pasur ka festë, pasi është përkujtuar 103-vjetori i themelimit të klubit.

“103 vite histori, krenari dhe pasion për këto ngjyra! Një emër që bashkon breza, një fanellë që mban peshën e lavdisë dhe sakrificës. Nga dje, sot dhe përjetë Flamurtari është zemra e Vlorës. Gëzuar përvjetorin Flamurtari F.C. !”, shkruhet në postimin e klubit vlonjat.
Ndaj, në Vlorë, shpresojnë që ky përvjetor i 103 i klubit të ndikojë në ndryshimin për mirë të situatës në javët e mbetura të kampionatit në mënyrë që Flamurtari t’i shpëtojë rënies nga Superiorja.


