Flamurtari është rikthyer te fitoret në Kategorinë e Parë pas humbjes me Apoloninë duke marrë një fitore tejet të rëndësishme për objektivin e ngjitjes në Superligë.
Vlonjatët kanë mposhtur 0-2 Luzin në Peqin në sfidën e javës së 14-të. Erick Flores ka shënuar në pjesën e parë dhe Dos Santos në të dytën. Kjo fitore ishte tejet e rëndësishme, pasi ndodheshin në vendin e katërt me 5 pikë më pak se Dinamo kryesuese.
Sfida në Peqin pati edhe një moment paniku, pasi portieri i Luzit Fuçia dhe Neto i Flamurtarit u përplasën kokë më kokë duke lënë fushën të dëmtuar.
Flamurtari është ngjitur në vendin e dytë në rënditje, ndërsa Luzi mbetet në kuotën e 18 pikëve.
Ndeshjet e tjera të kësaj jave në Kategorinë e Parë, përfshirë Oriku-Dinamo si dhe Skënderbeu-Tërbuni, do të luhen të dielën dhe të hënën.