Flamurtari dhe Vllaznia, do të përballen pas pak në kuadrin e javës së 27-të të kategorisë Abissnet Superiore.
Për sfidën që nis në orën 18:00, trajnerët kundërshrtar, Andi Ribaj i Flamurtarit dhe Edi Martini i Vllaznisë kanë zyrtarizuar emrat e formacioneve të tyre, me të cilët do ta nisin nga minuta e parë.
Flamurtari: Aleksovski; Skuadrone, Bolzan, Veiga, Trashi, Marku, Diavara, Ramani, Todoroski, Perlata, Maksuti. Trajner: Andi Ribaj
Vllaznia: Pohls, Çelikoviç, Krymi, Kastrati, Balaj, Kallaku, Bajrami, Bismark, Mala, Jago, Gjini. Trajner: Edi Martini
Gjyqtarë të ndeshjes janë: Ndërkombëtari Enea Jorgji kryesor, asistentë Ani Koçiaj dhe Fatmir Lama, gjyqtar i katërt Enis Dishani.
Albert Doda është në sistemin VAR dhe Daniel Vrapi AVAR .


