Tuesday, November 26, 2024

Flet Xhuljano Skuka: Autori i golit spektakël në 97’ që i dha tre pikë të arta Partizanit në fitoren ndaj Egnatias (2-1)

Lexo

“Ideja e shënimit sa më shpejt na krijon amulli, por e morëm veten shpejt”

Xhuljano Skuka është heroi i Partizanit në ndeshjen me Egnatias me atë spektakolar në minutën e shtatë shtesë. Për Radio Televizionin Shqiptar, Skuka do të pranonte: “Një gol i tillë shijon shumë sepse për 90 minuta ke sakrifikuar, je lodhur dhe të shijon shumë pas gjithë atij mundimi”.

Jo rrallëherë ka qenë nën mundësitë e tij në ndeshjen ndaj Egnatias. Dhe shpjegimi i Skukës është i atillë. “Në një moment u nevrikosa pak gjatë ndeshjes të them të drejtën, por u futa në ritëm shumë shpejt.Ne kemi punuar edhe në stërvitje të gjithë dhe zakonisht nuk mungojë topat drejt sulmit, por unë duhet të bëj lëvizjet e duhura. Në pjesën e parë nuk isha aty ku duhet”

Ndërkohë Skuka ka folur dhe për trajnerin e ri. “Nuk ka shumë kohë në ekip, besoj se grupi ishte, thjesht harmonia pak se na mungonte për rezultatet. A ka kthyer moralin? Them se po, them se ekipi është me moral më të lartë. Unë të them të drejtën kam shumë punë, nuk ka asnjëherë mjaftueshëm. Është kjo puna e frymëmarrjes, lodhem pak shpejt, nuk e di se pse, edhe pse bëj stërvitje. Më duket se sot kishte pak mungesë qetësie, ishim pak të saktë në pasimet e shkurtra, por pastaj e morëm veten. Mendoj se është edhe ideja që të bëjmë gol sa më shpejt, edhe ajo ndikon”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img