Flamurtari-Vllaznia është ndeshja e parë e ditës së sotme që do të luhet në Abisnet Superiore. Përballje që do të zhvillohet në Vlorë në orën 17:00.
Vlonjatët dhe shkodranët përplasen për herë të parë pas 5 vitesh në Superiore. Pikërisht për këtë takim tashmë jan mësuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi.
FSHF ka vendosur që ndeshjen Flamurtari-Vllaznia te ja besoj arbitrit Florjan Lata.
Ky i fundit do të ndihmohet nga Mario Shazivari dhe Delin Kasa,ndërsa arbitër i katërt do të jetë Klodian Shahini,ndërsa sistemi Var është caktuar Juxhin Xhaja dhe në ndihmë të tij do të jetë Daniel Vrapi.
Delegat i këtij takimi është caktuar Armando Mandro dhe Vëzhgues i gjyqtarëve Idriz Gashi.
Arbitër kryesor:Florjan Lata
Asistent 1:Mario Shazivari
Asistent 2:Delin Kasa
Arbitër i 4:Klodian Shahini
Var:Juxhin Xhaja
Avar:Daniel Vrapi
Fatos LAMAJ



