Superliga shqiptare e futbollit hap sot javën e 22 me sfidën mes Skënderbeut dhe Vllaznisë që merr jetë në 16:45 në stadiumin e Korçës. Dueli vlen për objektiva të ndryshëm, me vendasit e Memellit që janë në vendin e fundit me 16 pikë, pas 21 ndeshjeve të zhvilluara.
Vllaznia me 34 pikë mban vendin e katërt, teksa kërkon të marrë pikë në një transfertë jo të lehtë. Si Memelli dhe Brdaric kanë zbardhur titullarët, teksa ka shumë mungesa.
Hakaj, Hoxhaj, Gurishta dhe vetë Brdaric nuk janë në këtë takim te miqtë, me gjermanin që do e ndjekë ndeshjen nga tribuna për pezullim.
Formacionet zyrtare:
Skënderbeu (3-4-3: Rexhepi, Bajrami, Shehi, Vitija, Frashëri, Dwumfour, Victor, Zguro, Pusi, Nikaj, Mensah
Trajner: Migen Memelli
Vllaznia (4-2-3-1): Zogovic, Kruja, Adili, Diagne, Bulatovic, Krymi, Jonuzi, Da Silva, Mustedanagic, Latifi, Djurdjevic Trajner: Elvis Plori
Arbitër kryesor: Laver Alla
Asistentë: Devis Korreshi, Taluant Kasa
Arbitër i katërt: Olti Çela
VAR: Olsid Yzeiri
AVAR: Nertil Bregasi