Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 15-të të Kategorisë së Parë, sipas skemës 1-4-3-1-2.

Në portë është Oltjan Haremi i Lushnjes.
Katërshja e mbrotjes përbëhet nga David Gjinollari (Kastrioti), Elion Stafa (Iliria), Arlind Kurti (KF Laçi) dhe Ersi Kapo (Besa).
Në mesfushë janë Edmond Hoxha (Kastrioti), Paolo Kasmollari (Pogradeci) dhe Salvatore Ribaudo (Lushnja).
Olsi Myrta i Laçit mbështet në sulm Santiago Selmanin e Ilirisë dhe Freeman Pius e Pogradecit.
Emiliano Çela i Pogradecit është përzgjedhur trajneri më i mirë i javës së 15-të të Kategorisë së Parë.



