Fitorja e Vllaznisë në transfertë ndaj Teutës me rezultatin 1-3, ka nxitur trajnerët e ekipeve kombëtare që të përzgjedhin në formacionin dhe trajnerin e javës së 23-të të kampionatit “Abissnet Superiore” katër pjesëtarë të kuqebluve.
Ato janë: Millosh Stojanoviç në prapavijë Bekim Balaj dhe Kevin Dodaj në sulm, si dhe Tomas Brdariç, si trajner. Për t’u theksuar është se në formacionin më të mirë është përzgjedhur edhe shkodrani i Egnatias, Abdurrahman Fangaj.
Formacioni i më i mirë i javës së 23-të Abissnet Superiore
Portieri më i mirë i javës është Marco Alia (Skënderbeu).
Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga: Abdurraman Fangaj (Egnatia), David Domgjoni (Partizani), Milolsh Stojanoviç (Vllaznia) dhe Emiljano Musta (AF Elbasani).
Tre mesfushorët më të dalluar të javës së 23-të janë: Stiven Bibo (Laçi), Bakary Goudiaby (Dinamo City) dhe Regi Lushkja (Egnatia).
Në majën e sulmit qëndron Bekim Balaj (Vllaznia), ndërsa krahët përbëhen nga Ermir Rashica (Skënderbeu) dhe Kevin Dodaj (Vllaznia).
Trajneri i javës është përzgjedhur tekniku i Vllaznisë, Thomas Brdariç.