Formacioni i javës-Asnjë nga Vllaznia. “Abissnet Superiore” Java e 22-të

Java e 22-të e “Abissnet Superiore” u mbyll mbrëmë me triumfet e Egnatias dhe Laçit. Këtë javë fituan edhe Tirana dhe Skënderbeu, ndërsa sfida Partizani – Dinamo City u mbyll në barazim 1-1.

Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjodhën si zakonisht formacionin dhe trajnerin e javës. Përforma jo e mirë, me humbjen në shtëpi 0-2 ndaj Egnatias ka ndikuar patjetër që në përzgjedhjen e formacionit të javës të mos ketë asnjë emër nga Vllaznia.

Portieri më i mirë i javës është përzgjedhur Mario Dajsinani i Egnatias. Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga: Agan Mjaki (Laçi), Edison Kola (Tirana), Saliou Sembene (Partizani) dhe Klevis Shaqe (Skënderbeu).

Tre mesfushorët më të dalluar të javës së 22-të janë: Ian Soler (Tirana), Mario Rabiu (Skënderbeu) dhe Serxho Ujka (Egnatia).

Në majën e sulmit qëndron Peter Itodo Mandela (Dinamo City), ndërsa krahët përbëhen nga Ermir Rashica (Skënderbeu) dhe Ledjo Tresa (Laçi).

Trajneri i javës është përzgjedhur Edlir Tetova.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu