Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon traditën e përzgjedhjes së formacionit më të mirë të javës, për kategorinë Abissnet Superiore. Për javën e 15-të, trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjdhen 11-shen më të mirë dhe trajnerin e javës. Ajo që të bie në sy është fakti se njëmbëdhjetëshin më të mirën të kësaj jave nuk figuron asnjë pjesëtar i Vllaznisë, gjë që vjen nga humbja e pësuar në transfertë me Bylisin.
Në portë është përzgjedhur Klevis Hasanbelli i ekipit të Bylisit. Në mbrojtje spikasin dy lojtarë të Laçit, Kleandro Lleshi dhe Agan Mjaki. Prapavijën e plotësojnë Edison Kola i Tiranës dhe Lorran i Dinamo City-t.
Treshja e mesfushës përbëhet nga Regi Lushkja (Egnatia) Malomo (Bylis) dhe Arinaldo Rrapaj (Partizani).
Në repartin e avancuar janë Baton Zabërgja i Dinamo City-t, si edhe dy sulmuesit e Partizanit, Mba dhe Tedi Cara.
Trajneri më i mirë i javës së 15-të është përzgjedhur tekniku i Dinamo City-t, Ilir Daja.