Formacioni më i mirë të javës së 36-të. Kapiteni i Vllaznisë Bekim Balaj, në majë të sulmit

Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së fundit të kampionatit të rregullt, në të cilën u vendos gjithçka në lidhje me verdiktet e këtij sezoni.

Teknikët kuqezi kanë vendosur për skemën 4-4-2 dhe formacioni më i mirë i javës është si më poshtë:

Në portë është gardiani i Bylisit, Tony Batista, i cili ishte vendimtar në duelin e mbijetesës ndaj Skënderbeut.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Paulo Buxhelaj (Partizani), Blerim Kotobelli (Teuta), Marcelino Preka (Partizani) dhe Luciano Vera (Tirana).

Në mesfushë janë Florjan Përgjoni (Tirana), Rafael de Freitas Silva (Tirana), Renaldo Torraj (Teuta) dhe Ëalid Jarmouni (Tirana).

Bekim Balaj i Vllaznisë dhe Ibrahim Mustapha i Bylisit ndodhen në repartin e sulmit.

Trajneri më i mirë është përzgjedhur tekniku i Bylisit, Gentian Mezani. Ballshiotët fituan duelin e mbijetesës ndaj Skënderbeut dhe siguruan qëndrimin në elitë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu