Friday, October 17, 2025

Foto Lajm- Rekordi i Elsi Hysajt! 94 ndeshje me Kombëtaren Shqiptare. KF Shkodra krenohet me futbollistin e tyre, 8 vite pjesë e këtij klubi!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ndeshja e mbrëmshme e kombëtares së Shqipërisë ndaj Jordanisë në “Air Albania” të kryeqytetit ishte e 94-ta për kapitenin e kuqezinjëve Elseid Hysaj. Ishte një shifër rekord që më herët mbahej nga Lorik Cana, por që tashmë, këtë rekord e mban shkodrani Hysaj.

Dhe, me të drejtë, në përfundim të ndeshjes, e fituar nga Shqipëria 4-2, në kampin kuqezi pati një festë të improvizuar në fushën e lojës duke uruar Hysaj për shifrën rekord me 94 ndeshje të luajtura me ekipin kombëtar.

Ndërkohë, në krahun tjetër, Klubi i Futbollit Shkodra i drejtuar nga kryetrajneri Taip Piraniqi dhe djali i tij Rudi Piraniqi, krenohet me këtë fakt, sepse Elsi Hysaj është pikërisht një futbollist i dalë nga ekipet zinxhir të këtij klubi.

Konkretisht, Elseid Hysaj është stërvitur dhe aktivizuar në kampionatet  e moshave për një periudhë prej 8 vitesh. Gjë që e dëshmon dokumentacioni përkatës, shoqëruar edhe me videot dhe fotot e publikuara nga KF Shkodra, në të cilët spikat Hysaj pjesë e formacionit të KF Shkodra.

Siç e këmi thënë edhe herë të tjera, KF Shkodra, është ndër të vetmet klube të Shqipërisë që ka arritur të prodhojë në vite edhe shumë emra të tjerë futbollistësh cilësorë nga ekipet e saj, mes të cilëve edhe  Sidrit Guri, Armando Vajushi, Antonio Marku, Arsid Kruja, Ari Djepaxhia, Rubin Hebaj, Aleksandër Trumçi, etj, të cilët kanë luajtur me ekipet kombëtare, si dhe në nivele të larta të kampionatit shqiptar, si dhe jashtë vendit.

Por, që nuk mbaron këtu, sepse në gjirin e saj KF Shkodra e sezonit futbollistik 2025-2026, disponon një brez të talentuar futbollistësh të rinj, që garantojnë për një ecuri të suksesshme në karrieren e tyre sportive për të mbërritu në nivelet e Hysajt dhe kolegëve të tjerë të mësipërm, pse jo edhe më lart.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img