Friday, September 20, 2024

Foto Lajm …“Vllaznit Ultras”- “Tigrat verdheblu”, së bashku në “Air Albania” në mbështetje të Elbasanit për sfidën ndaj Tiranës

Lexo

Krahas spektaklit në fushën e lojës, dueli i javës së pestë të Abissnet Superiore, Tirana-Elbasani, u shoqërua me spektakël edhe në tribunat e stadiumit “Air Albania.

Kanë qënë dy tifozëritë përkatëse, bardheblu dhe verdheblu që kanë ndezur atmosferën që në momentet e para ndeshjes, gjatë ndeshjes dhe pas përfundimit të saj.

Ajo që ka bërë përshtypje, ka qënë prania e grupimit të tifozëve shkodranë, “Vllaznit Ultras” në një tribunë me grupimin e tifozërisë elbasanase, Tigrat verdheblu”. Madje, logot e tyre ishin fiksuar edhe me një banderolë të madhe në harmonizim me njëra tjetrën duke bërë që të dy palët të jepnin mbështetjen maksimale të tyre në drejtim të skuadrës elbasanase.

Një gjë e tillë ka ardhur si rezultat i një bashkëpumimi, mirëkuptimi, harmonie mes tyre dhe qyteteve që përfaqësojnë, e cila ka buruar vite më parë në simpatinë reciproke mes njëri-tjetrit.

Tashmë mbetet për t’u parë, nëse edhe grupimi elbasanas, “Tigrat verdheblu” do të bëjnë të njëtën gjë në mbështetje të skuadrës kuqeblu në sfidat që Vllaznia do të ketë me skuadrat e transfertave kryeqytetase.

Fatmir POPJA

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img