Franko Burraj është padyshim atleti më në formë i kombëtares shqiptare. Atleti që nuk din të ndalet, pasi në këtë fillimi viti të 2024-tës po korrë suksese nga gara në garë.
E nisi Ballkaniadën për të vijuar në Europian dhë më pas në Botërorin e Skocisë dhe tashmë në harkun kohor të një jave bën të njëjtën gjë edhe në dy veprimtari të rëndësishme ndërkombëtare, Mitingun e Barit në Mal të Zi dhe Mitingun e Shkupit në Maqedoninë e Veriut.
Në Mitingun e Barit, me kohën e arritur 10″65 në vrapimin e shpejtësisë të distancës 100 metra, fitoi mdaljen e artë dhe përmirësoi rekordin e Turneut, ndërsa në Turneun e së shtuëns organizuar në Shkkup, në të njëjtën garë regjistroi kohën 10”,66 duke merituar përsëri medaljen e artë.
Në objektivin e Frankos dhe trajnerit të tij, Bruno Rrotani është pjesëmarrja në Olimpiadë, për të cilën po punojnë intensivisht në proçesin stërvitor. Deri më tash, një objektiv i tillë nuk është realizuar, por shpresat janë që në garat e ardhshme ndërkombëtare, deri përpara Gushtit që zhvillohet Olimpiada, një synim i tillë të realizohet.