Tuesday, October 28, 2025

FSHB, zyrtarizon pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” për ndeshjet e kombëtares së meshkujve

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ekipi kombëtar i basketbollit për meshkuj do t’i luajë ndeshjet ndërkombëtare në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

Një gjë e tillë është zyrtarizuar pas një inspektimi të kryer nga përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Basketbollit Ersi Oruci në prani të nënkryetarit të Bashkisë Shkodër Alban Preka dhe specialistit të Zyrës së sporteve në Bashkinë Shkodër, Antonio Shabani.

Pas vëzhgimit nga afër të mjediseve përkatëse, fushës së lojë, tribunave, dhomave të zhveshjes, etj, u konfirmua se pallati i sportit “Qazim Dervishi” plotëson të gjitha kushtet për të pritur ndeshjet dhe fazën përgatitore të ekipit kombëtar të meshkujve.

Shkodra ka tashmë një eksperiencë të rëndësishme në pritjen e eventeve të mëdha ndërkombëtare, pas organizimit me sukses të Kampionatit Evropian të zhvilluar gjatë verës, duke treguar standarde të larta mikpritjeje dhe organizimi. Ky bashkëpunim me Bashkinë Shkodër përforcon angazhimin e FSHB-së për të zhvilluar infrastrukturën sportive dhe për të sjellë basketbollin e niveleve më të larta pranë tifozëve në çdo qytet.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img