Bledi Shkëmbi është emëruar trajneri Shqipërisë për moshat deri 19 vjeç. Burime pranë palëve kanë bërë me dije ekskluzivisht për RTSH Sport emërimin e korçarit në detyrën e re. Në këtë post Shkëmbi i merr vendin Ervin Bulkut.
Për Shkëmbin eksperienca si trajner ka nisur vite më parë. Ai mori drejtimin e KF Liria në 16 qershor të 2017-ës. Ndërsa një vit më vonë u emërua trajner i Teutës. Më 4 janar të 2021 Shkëmbi shkoi në Kosovë për të drejtuar Ballkanin. Pas eksperiencës së shkurtër me Ballkanin më 16 qershor të atij viti u kthye në Tiranë si trajner i Dinamos. Më 6 shtator të 2022 u rikthye edhe një herë në Durrës si trajner i Teutës.