Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që përpara fillimit të ndeshjes, Shqipëri – Çeki, e vleshme për Ligën e Kombeve, e planifikuar të nisë në orën 20:45, të organizojë një ceremoni lamtumire për ish-futbollistët e kombëtares kuqezi.
Bekim Balaj, Odise Roshi, Sokol Cikalleshi, Klaus Gjasula dhe Ermir Lenjani do zbresin në fushën e “Air Albania” në Tiranë për herë të fundit përpara një stadiumi të tejmbushur, duke përshëndetur tifozët me një lamtumirë që e meritojnë.