Monday, November 25, 2024

FSHF denoncon kryebashkiakun Veliaj për presion dhe ndërhyrje në votime

Lexo

FSHF ka denoncuar presionin që është bërë në këtë mbledhje për të votuar kandidatin Eduard Prodani, duke përdorur edhe fjalor banal nga ana e kryetarit të Bashkisë.

Shefi i Komunikimit dhe i Departamentit të Marrëdhënies me Publikun në Federatën Shqiptare të Futbollit, Andi Verçani është shfaqur në një konferencë për shtyp ditën e sotme në prag të zgjedhjeve që do të zhvillohen në orën 15:00 për Shoqatën Rajonale të Futbollit në Tiranë.

Në këtë konferencë Verçani ka deklaruar se gjatë ditës së djeshme është organizuar një mbledhje nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me anëtarë të Shoqatës Rajonale të Tiranës.

FSHF ka denoncuar presionin që është bërë në këtë mbledhje për të votuar kandidatin Eduard Prodani, duke përdorur edhe fjalor banal nga ana e kryetarit të Bashkisë.

E gjithë mbledhja ishte regjistruar dhe FSHF ka publikuar audion e saj, si provë të presioneve që i ishin bërë anëtarëve të Shoqatës Rajonale të Tiranës. FSHF ka bërë të ditur se për këtë situatë do u drejtohej organeve përkatëse ligjore, ndërsa ka konfirmuar se zgjedhjet në Tiranë do të zhvilloheshin normalisht.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img