Thursday, November 21, 2024

FSHF dhe SHRF Fier organizojnë festival futbolli, marrin pjesë 70 vajza nga shkollat 9-vjeçare

Lexo

Federata e Futbollit në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Fier organizuan një festival futbolli për vajzat e grupmoshës U-10. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e klubit Apolonia dhe morën pjesë 70 vajza nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Fierit.

Të pranishëm në festivalin e futbollit ishin Kryetari i SHRF Fier, Iliaz Haxhiraj, Sekretari i Përgjithshëm i SHRF Fier, Maksim Tegu, Drejtori Teknik i SHRF Fier, Bledar Borova, dhe përfaqëuses nga FSHF.

Qëllimi i organizimi të këtij festivali ishte përfshirja e vajzave në sportin e bukur të futbollit dhe prezantimi i një qasje të re të personalizuar të trajnimit dhe stërvitjes së aftësive fizike. Vajzat të gjitha së bashku u argëtuan duke luajtur futboll dhe duke zhvilluar ushtrime të ndryshme.

Prioriteti i Federatës së Futbollit është mbështetja dhe zhvillimi i futbollit të fëmijëve e veçanërisht futbollit të vajzave dhe ky festival synon pikërisht që të ndihmojë në masivizimin e futbollit dhe t’i afrojë sa më shumë ato me lojën më të bukur.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img