Thursday, November 21, 2024

FSHF-Diplomohen 23 Drejtorët e rinj Sportiv. Mes tyre edhe shkodranët, Ndriçim Shtubina dhe Xhoen Tugu

Lexo

Është përmbyllur me sukses kursi i radhës për Drejtor Sportiv që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe është një rol kyç në menaxhimin e klubeve të futbollit. Kursi i udhëhequr nga Departamenti i Edukimit në FSHF nisi më 12 shtator dhe u mbyll sot me ceremoninë e diplomimit, ku ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-s, Ilir Shulku.

Pjesëmarrësit në këtë kurs, mes të cilëve edhe ish futbollisti kuqeblu Ndriçim Shtubina, i cili sot është zyrtar i klubit të Egnatias dhe Xhoen Tugu, videoanalist i KF Vllaznia, kanë marrë njohuritë e duhura nga lektorë të njohur që nga procesi i licencimit të futbollistit për të vijuar me teknikat e bilancit administrativ, organizimi i stadiumeve, licencimi i klubeve, administrimi i burimeve njerëzore, principet e komunikimit, marketingu dhe e drejta TV, rregullorja e lojës dhe kolegjiumet e arbitrave, analizat e një ndeshjeje futbolli, organizimi i sektorit të të rinjve, etj.

Duke iu drejtuar të sapodiplomuarve, Sekretari Shulku u uroi suksese në këtë kapitull të ri të karrierës së dhe vlerësoi punën që po bën FSHF nëpërmjet kurseve për të kualifikuar stafet teknike të klubeve shqiptare në të gjitha nivelet.

Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së u tha pjesëmarrësve se dera e FSHF-së është e hapur për të gjithë komunitetin e futbollit dhe do të mbështesë gjithmonë e më shumë edukimin dhe kualifikimin e personelit administrativ dhe drejtues të klubeve.

Në fund të ceremonisë u shpërndanë edhe diplomat e Drejtorit Sportiv për 23 pjesëmarrësit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img