Monday, September 16, 2024

FSHF-Disiplina-Ndëshkohen, Vllaznia, Erzeni dhe Besa

Lexo

Vendimet për ngjarjet e fundit në ndeshjet e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë.

  • KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  • Zyrtari i KF Vllaznia, Artan Brahimi, për sjellje josportive ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, duke hyre në fushën e lojës, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në çdo veprimtari futbollistike të organizuar nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
  • KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  • KS Besa, për mos marrjen e masave paraprake te sigurisë, duke neglizhuar përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes, në bazë të nenit 17/1/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img