Tuesday, November 26, 2024

FSHF-Lajm i mirë! Më 27 mars, nisë në Shkodër, kursi i trajnerëve për licencën UEFA C

Lexo

Kursi për trajnerët e licencës UEFA C, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit pas startit në Tiranë do të shtrihet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Sektori i Edukimit në FSHF do të organizojë fillimisht kursin për t’u pajisur me licencën e trajnerit “UEFA C” edhe në qytetin e Fierit më 13 mars, që përfshin zonën e jugut, ndërsa më 27 mars ky kurs do të nisë edhe në Shkodër me pjesëmarrjen e të gjithë të apasionuarve pas futbollit që dëshirojnë të bëhen pjesë e botës së trajningut e që jetojnë e punojnë në veri.

Ky vendim për t’u shtrirë në disa zona të vendit është marrë duke parë kërkesat e larta të interesuarve, të cilët duan të angazhohen të marrin një licencë trajneri nga FSHF.

Edicioni i UEFA C që do të zhvillohet në Shkodër do të jetë gjithashtu i ndarë në tre blloqe leksionesh e më konkretisht në datat 27-29 mars 2023, 27-29 prill 2023 dhe 29-31 maj 2023.

Në këtë kurs mund të marrin pjesë ish-futbollistë, mësues të edukimit fizik, por edhe persona që janë të apasionuar pas futbollit dhe duan të zhvillojnë një karrierë në këtë sport. Mosha minimale për t’u regjistruar në kurs është 20 vjeç dhe kandidatët duhet të dërgojnë në adresën elektronike drejtoria.teknike@fshf.al diplomën e shkollës së mesme, aktivitetin që ushtrojnë, numrin e kontaktit si edhe një fotokopje të letërnjoftimit apo pasaportës.

Kërkesa për t’u regjistruar në kursin UEFA C, duhet të dërgohet përmes postës elektronike në adresën drejtoria.teknike@fshf.al ose përmes postës së zakonshme me konfirmim marrje në adresën Rr. Liman Kaba, Nd 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pranë sekretarisë në të njëjtën adresë. Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 20 mars 2023 dhe të gjitha aplikimet që mbërrijnë pas afatit nuk do të pranohen.

Kursi i licencës UEFA C është i bazuar në katër shtylla që janë: trajneri, lojtari, ndeshja dhe ambienti, ndërkohë që kjo licencë është edhe baza e trajningut prej nga ku nis edhe rrugëtimi për t’u bërë trajner profesionist. Të gjithë personat që pajisen me licencën e trajnerit “UEFA C” kanë mundësinë të trajnojnë skuadra në futbollin amator dhe mund të punojnë si zëvendës-trajnerë me ekipet e moshave që marrin pjesë në kampionatet e të gjitha niveleve të organizuara nga FSHF në vend. Aktualisht kursi për licencën UEFA C ka nisur në Tiranë, ndërkohë që do të vazhdojë sipas radhës në Fier e më pas në Shkodër gjatë muajit mars.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img