Tuesday, December 2, 2025

FSHF MERR PJESË PËR HERË TË PARË NË TURNEUN “UNITY EURO CUP” NË MBËSHTETJE TË REFUGJATËVE PËRMES FUTBOLLIT

Lexo

- Reklamë -spot_img

Federata Shqiptare e Futbollit është pjesë e turneut europian “Unity EURO Cup”, një projekt i përbashkët i UEFA-s dhe UNHCR që synon përfshirjen sociale të refugjatëve përmes futbollit.

Turneu zhvillohet sot në Zeist të Holandës, në qendrën e Federatës Holandeze të Futbollit (KNVB), me pjesëmarrjen e 18 ekipeve nga e gjithë Europa.

FSHF merr pjesë për herë të parë në këtë turne, duke forcuar angazhimin e saj për të promovuar vlerat sociale të futbollit dhe për të mbështetur përfshirjen e refugjatëve në komunitet.

Ekipi shqiptar është i përbërë nga refugjatë që jetojnë aktualisht në Shqipëri, të cilët janë mbështetur nga FSHF në përgatitjet dhe pjesëmarrjen e tyre në këtë event ndërkombëtar, si pjesë e angazhimit të federatës për promovimin e vlerave sociale të futbollit.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, theksoi se futbolli ka fuqinë të bashkojë komunitetet dhe të ndihmojë në integrimin e refugjatëve, duke e quajtur këtë turne “një shembull të bukur të ndikimit që sporti ka në jetën e njerëzve”.

Ekipi i refugjatëve shqiptarë përfaqëson vendin tonë në këtë edicion dhe është shortuar në një grup me Francën, Irlandën dhe Lihtenshtejnin.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img