Wednesday, November 19, 2025

FSHF në bashkëpunim me UEFA-n harton planin strategjik për të ardhmen e futbollit shqiptar

Lexo

- Reklamë -spot_img

Federata e Futbollit po punon për përgatitjen dhe finalizimin e Strategjisë së re të Futbollit 2026–2030. Prej disa muajsh, një grup pune nga Federata është angazhuar në bashkëpunim të ngushtë me një ekip të UEFA-s përmes takimeve online, me synimin për të ndërtuar një plan të qartë për zhvillimin e futbollit shqiptar në katër vitet e ardhshme.

Një grup ekspertësh nga UEFA ndodhet aktualisht në “Shtëpinë e Futbollit”, ku po zhvillon workshop-e me drejtues dhe punonjës të FSHF-së. Në workshopin e ditës së sotme mori pjesë edhe presidenti Armand Duka, i cili theksoi rëndësinë e këtij procesi për të ndërtuar një strategji sa më të qartë, realiste dhe të qëndrueshme.

Diskutimet janë fokusuar në analizimin e situatës aktuale të futbollit shqiptar, përcaktimin e objektivave strategjikë dhe identifikimin e sfidave e mundësive për përmirësim në të ardhmen. Workshop-e të tilla do të vijojnë edhe gjatë javës së ardhshme dhe në vazhdim, si pjesë e procesit për ndërtimin dhe finalizimin e strategjisë përfundimtare.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img