Wednesday, October 30, 2024

FSHF & Presidenti Duka, mesazh ngushëllimi trajnerit të Kombëtares U-21, Alban Bushi për ndarjen nga jeta të dy prindërve të tij

Lexo

Me keqardhje të thellë, Federata Shqiptare e Futbollit, mësoi sot lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të prindërve të trajnerit të Kombëtares U-21, Alban Bushit.

Federata Shqiptare e Futbollit i përcjell ngushëllimet më të sinqerta trajnerit Bushi dhe të afërmve të tij për këtë fatkeqësi të madhe.

Edhe Presidenti Duka i ka dërguar një mesazh ngushëllimit Alban Bushi, teksa shprehet se i gjithë komuniteti i futbolli i gjendet pranë atij në këto momente të vështira.

“Sapo mësova lajmin e dhimbshëm për ndarjen tragjike dhe të parakohshme nga jeta të dy prindërve të jashtëzakonshëm, njerëzve të mirë, Ali dhe Bukurije Bushi, në një aksident në Greqi.

Në këtë moment të vështirë, mendimet e mia shkojnë tek Albani dhe të gjithë anëtarët e tjerë të familjes, që përveç trishtimit për këtë humbje të madhe, do të përballen edhe me mungesën e pamatë të dashurisë prindërore.

Në emrin tim personal dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku Albani ka kaluar shumë vite si pjesë e kësaj familjeje të madhe, shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Qoftë kujtimi i tyre i paharruar!”, – shkruan Presidenti Duka në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img