Sunday, August 17, 2025

FSHF-Rabie Tota merr drejtimin e ekipit kombëtar U-15 të vajzave

Lexo

Rabie Tota është trajnerja e re e Kombëtares shqiptare U-15 për vajza.

Federata e Futbollit i ka besuar drejtimin e ekipit pas një eksperience të gjatë në futbollin e vajzave, si futbolliste dhe trajnere.

Gjatë karrierës si lojtare, Tota ka qenë pjesë e disa skuadrave, si Kinostudio, Tirana AS, Mitrovica, Hajvalia, Partizani, KF Tirana dhe Kombëtarja A e Shqipërisë.

Ndërsa si trajnere, prej vitit 2022 ka drejtuar ekipet zinxhir të moshave të vajzave të Egnatias.

Tani ajo do të ketë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e talenteve të reja, në krye të Kombëtares shqiptare U-15 për vajza.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img