Data 27 nëntor është afati i fundit për të aplikuar në seleksionimet që Federata e Futbollit do të zhvillojë në “Shtëpinë e Futbollit” me futbollistët e rinj shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, në Europë dhe Botë, të vitlindjes 2007-2011.
Kjo iniciativë ka për qëllim zbulimin e talenteve kuqezi, që në të ardhmen mund të jenë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave.
Djemtë e vitlindjes 2007 do të marrin pjesë në seleksionim më 2 dhjetor, ndërsa djemtë e vitlindjes 2008 më 4 dhjetor. Më 5 dhjetor do të jetë radha e futbollistëve të vitlindjes 2009, ndërsa lojtarët e vitlindjes 2010/2011 do të marrin pjesë në seleksionim më 10 dhjetor.
Federata e Futbollit dëshiron t’ju kujtojë se aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura dhe çdokush që preferon të bëhet pjesë mjafton të plotësojë formularin e vendosur në dispozicion nga FSHF brenda datës 27.11.2024 dhe ta dërgojë në adresën e e-mail-it: openstage@fshf.al .