FSHF TV-Nis së shpejti transmetimi i futbollit shqiptar në një kanal televiziv

Federata Shqiptare e Futbollit vjen me një tjetër risi për të gjithë tifozët shqiptarë, teksa së shpejti është duke bërë gati edhe kanalin e saj televiziv. FSHF TV do të jetë i aksesueshëm së shpejti për të gjithë tifozët shqiptarë të futbollit. Ky kanal TV do të shërbejë per te promovuar futbollin vendas dhe aktivitetet e FSHF të cilat kane qënë të shumta në vitet e fundit, si dhe futbollin e te rinjve dhe atë amator.

Një hapësirë të rëndësishme në FSHF TV do të ketë edhe Kombëtarja shqiptare dhe aktiviteti i saj, ndeshjet më të mira në historinë e saj, si edhe emisione të dedikuara për skuadrën kuqezi.

Nuk do të mungojnë ndeshjet e ekipeve kombëtare të moshave për djem e vajza, si edhe ndeshjet e kampionateve kombëtare për moshat U-17 & U-19 për djem e vajza.

Gjithashtu do të transmetohen emisione të dedikuara mbi aktualitetin dhe ngjarjet futbollistike kryesore në vend, dokumentarë historikë mbi ngjarjet apo personazhe të ndryshëm që kanë lënë gjurmë në historinë e futbollit në vend.

Ky kanal do të ofrohet pa pagesë dhe së shpejti do të nisë transmetimet në platformën OTT të Klani IM.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu