Friday, September 20, 2024

Ftohja me teknikun Reja dhe Federatën, Shqipëria mund të humb Armando Brojën

Lexo

Një veprim i nxituar i trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja, apo siç komentohet në opinionin sportiv, një grupi anti-Broja në kombëtaren kuqezi i shfaqur më herët që mund të kenë ndikuar në një mënjanim të Armando Brojës nga kombëtarja, pritet të krijojë një hendek jo të vogël mes dy palëve.

Kur nuk e përfshinë fare në listën e përballjes me Anglisë, madje duke e dërguar në tribunë, askush nuk e mendonte se si do të vijonte karriera e shkodranit Armando Broja ku brenda një kohe të shkurtër është shndërruar në protagonistin kryesor të kampionatit anglez.

Disa muaj më parë, Broja bëri një zgjedhje zemre duke refuzuar prestigjin, luksin dhe vitrinën e futbollit të rëndësishëm, shpresat e Anglisë, por me kalimin e muajve dhe dy gola vendimtarë mbi shpatulla që shpëtuan madje edhe nderin e Shqipërisë dhe stolin e Rejës, talenti i Chelsea që luan në radhët e Sauthempton, rrezikon të mbetet jashtë orbitës së Kombëtares.

Pas deklaratave kontradiktore të trajnerit italian që në njëfarë mënyre janë mbështetur edhe nga federata, tashmë topi është në këmbët e Brojës dhe sulmuesi shqiptar ka vendosur të mos e pasojë. Si pasojë e mosmarrëveshjeve që ka pasur me trajnerin italian, Broja ka lënë të kuptohet se nuk preferon të bashkohet me Shqipërinë për dy ndeshjet miqësore të marsit kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Nga sa bëhet e ditur, tekniku i përfaqësueses kuqezi Edi Reja është i gatshëm të udhëtojë personalisht drejt Anglisë për të bindur stafin e lojtarit dhe vetë Brojën për të ndryshuar qëndrim por nëse nuk arrin ta bëjë një gjë të tillë, atëherë në grupin kuqezi do të bashkohet për herë të parë 19-vjeçari i Empolit, Kristjan Asllani.

Broja u grumbullua me kombëtaren në vitin 2019 ndërsa ndeshjen e parë zyrtare e luajti në shtator të 2020-ës kundër Lituanisë. Gjatë këtij sezoni me fanellën e Sauthempton ka shënuar 6 gola dhe nuk përjashtohet një rikthim i mundshëm në Londër për të zenë vendin e Romelu Lukakut në majën e sulmit të Chelsea.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img