Saturday, February 1, 2025

Futboll Femra-Dopieta e Megi Doçit si dhe një gol i Ajdena Mustafajt, i jep fitoren Vllaznisë në miqësoren me Buduçnostin e Podgoricës, 3-0

Lexo

3 me 0 në favor të Vllaznisë ka përfunduar miqësorja e futbollit për femra zhvilluar në Ulqin me ekipin e Buduçnostit të Podgoricës. Miqësorja në fjalë erdhi në mungesë të konkurimit të Vllaznisë në Kupën e Shqipërisë për futboll femra, ku skuadra kuqeblu është e dënuar nga Komisioni i Disiplinës që vitin e kaluar, pasi nuk arriti të udhëtonte në ndeshjen e transfertes ndaj Gramshit, ekipi kuqeblu ka shfrytëzuar këtë periudhë të Kupës për të zhvilluar një miqësore ndërkombëtare me ekipin malazez të Buduçnostit.

Edhe pse kishte përballë një skuadër me përvojë në ndeshjet ndërkombëtare dhe aktualisht e dyta në renditjen e kampionatit të femrave në Malin e Zi, Vllaznia doli fituese me rezultatin 3 me 0.

Referuar ecurisë së takimit duhet thënë se spikatjen më të madhe në këtë ndeshje e ka bërë sulmuesja Megi Doçi, e cila arriti të shënonte dy herë në portën malazeze. Goli i parë për Doçin që ishte edhe i pari në këtë ndeshje ka ardhur përmes pikës së bardhë të penalltisë.

Një penallti, të cilën e ka fituar vetë Doçi, gjatë një depërtimi në zonën e Buduçnostit  ku mbrojtja malazeze e pengon në mënyrë të parregullt. Trajneri Nikolin Leka, ia beson ekzekutimin e njëmbëdhjetëmetërshit Megi Doçit, e cila tregohet e saktë duke e shndërruar në gol. Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e Vllaznisë me rezultatin 2 me 0, pasi nga minutat e fundit të kësaj pjese është futbollistja Ajdena Mustafaj që tund rrjeten malazeze.

Në minutat e pjesë së dytë, trajneri Leka i jep hapësira edhe elementit të stolit, sidomos vajzave të reja shkodrane, të cilat e justifikojnë më së miri besimin e trajnerit. Një pjesë e dytë, jo vetëm që adminstrohet më së miri avantazhi i dy golave, por nga ana tjetër vjen edhe një gol i tretë për Vllaznisë sërishmi me autor Megi Doçi, i dyti për të në këtë ndeshje duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e merituar të Vllaznisë me rezultatin e pastër, 3 m e 0.

Duke qënë se vazhdojnë takimet eleminatore të Kupës së Shqipërisë, Kampionati Kombëtar i futbollit për femra pritet të fillojë nga nga fundi i muajit shkurt, ndërkohë që gjatë kësaj periudhë Vllaznia e futbollit femra ka planifikuar edhe një ndeshje tjetër miqësore.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img