Futboll Femra-Dueli i javës së 12-të Vllaznia-Gramshi, është spostuar për të hënën, ora 17:00 në “Loro Boriçi”

Vllaznia-Gramshi, që konsiderohet ndeshja më e rëndësishme e javës së 12-të të Kampionatit Kombëtar të Superiores për femra, nuk do të luhet të shtunën siç ishte paralajmëruar por është zhvendosur për tu luajtur pasditen e së hënës së ardhshme të datës 10 mars 2025 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Ka ndryshuar vetëm data, pasi orari është lënë po ai që ishte miratuar më herët, 17:00.

Rëndësia e këtij takimi ka të bëjë me faktin se përballen Vllaznia e vendit të parë me 30-të pikë me Gramshin e vendit të dytë me 28 pikë. Skuadra gramshiote është e mirëinvestuar në këtë sezon sportiv për të qënë kandidate serioze për fitimin e trofeut, duke qënë kërcënimi kryesor për ekipin e Vllaznisë.

Ndërkohë, skuadra shkodrane e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka, jo vetëm që kryeson me dy pikë më shumë sesa Gramshi e vendit të dytë, por ka edhe një ndeshje më pak për ta luajtur ndaj Teutës, gjë që i jep shanset të shkojë drejt fitimit të 12-të kampion radhazi.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu