Sunday, September 22, 2024

Futboll Femra-Europiani U-17, trajneri Agustin Kola shpall listën, 7 futbolliste të Vllaznisë në grumbullim

Lexo

Kombëtarja shqiptare U-17 për femra është gati të nisë punën për ndeshjet e raundit të dytë të Kampionatit Europian 2022 që do të zhvillohen në vendin tonë nga datat 8-14 mars. Skuadra e drejtuar nga trajneri Agustin Kola është shortuar në grupin B së bashku me Maqedoninë e Veriut, Skocinë e Azerbajxhanin.

Ekipi U-17 i femrave do të nisë grumbullimin nga kjo e premte në Durrës, ku do të qëndrojë deri në fund të këtij kompeticioni, teksa tekniku kuqezi ka bërë publike ditën e sotme listën me 20 lojtaret e ftuara për këto tre ndeshje, që do të zhvillohen në stadiumin “Elbasan Arena”.

Në listën e grumbulluar nga trajneri Agustin Kola bëjnë pjesë 8 futbolliste shkodra, ndër të cilat 7 janë të Klubit Vllaznia: Portjerja Klejda Synaj, Emi Blinishta, Juarda Alianj, Ersida Shporaj, Arlinda Kodra, Rosela Vasa, Klaudia Borci. Ndërkohë, futbollistja e tetë që I përket futbollit shkodrfan është Erilda Durbasha e Klubit të futbollti, Atletik Club.

Sfida e parë e vajzave kuqezi do të jetë ajo ndaj Azerbajxhanit më 8 mars, duke nisur në ora 14:30, ndërssa më 11 mars do të luajnë përballë Skocisë në po të njëjtën orë. Ndeshja e tretë dhe e fundit e këtij kompeticioni, është ajo ndaj Maqedonisë së Veriut, në ora 14:30. Shqipëria është sërish pjesë e Ligës B dhe do të tentojë në këtë raund ngjitjen në Ligën A, për të garuar në kualifikueset e radhës për të qenë pjesë e Europianit.

Ky është aktiviteti i parë i rëndësishëm që FSHF-ja do të presë për këtë vit, që do të jetë i mbushur me evente të rëndësisë së lartë, siç është edhe finalja e parë dhe historike e kompeticionit më të ri të organizuar nga UEFA, UEFA EUROPA CONFERENCE LEAGUEKy pa dyshim është një tregues mjaft i qartë i punës së mirë që Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë ndër vite, duke dëshmuar seriozitet dhe besueshmëri te qeveria europiane e futbollit.

Më poshtë edhe lista me emrat e 20 futbollisteve të ftuara nga trajneri Agustin Kola për ndeshjet e Europianit:

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img