Saturday, November 23, 2024

Futboll Femra-FSHF organizon seleksionime në Norvegji, do të testohen 80 futbolliste me origjinë shqiptare

Lexo

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë për herë të parë një seleksionim me futbollistet vajza në Oslo, Norvegji në kompleksin “Gommerudbanen fotballbane”.

Në këtë seleksionim një kontribut të madh do të japë Petrit Hasanaj, i cili punon në Sektorin e Edukimit në Federatën Norvegjeze të Futbollit dhe do të merret me organizimin e seleksionimit.

Seleksionimi do të zhvillohet në datat 21, 22 dhe 23 qershor 2024 në Oslo, Norvegji në kompleksin “Gommerudbanen fotballbane” dhe do të jetë i fokusuar te futbollistet vajza me origjinë shqiptare. Këtë seleksionim do ta ndjekë nga afër edhe trajneri i Kombëtares së vajzave, Armir Grima dhe përgatitësi atletik Ylli Bakaj, ndërsa gjithsej do të testohen 80 vajza.

Ky seleksionim vjen si një rrjedhojë e kërkesave të komunitetit shqiptar në vendet nordike, që duan të provojnë shanset për të veshur fanellën kuqezi të Kombëtares.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img