Kombëtarja e Shqipërisë në futbolll femra U-19 e drejtuar nga trajneri shkodran, Kreshnik Krepi, luan sot ndeshjen e dytë kualifikuese e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2022. Takimi në fjalëdo të zhvillohet në stadiumin Kombëtar të Andorrës, “Estadi Nacional”, duke nisur nga ora 12:00.
Atmosfera në kampin kuqezi duket pozitive dhe fokusi kryesor i vajzave nën 19 vjeçare është marrja e tre pikëve ndaj Andorrës, me të cilën është shortuar në grupin B3, së bashku me Uellsin dhe Moldavinë.
Kjo është ndeshja e dytë e Kombëtares U-19. Para dy ditësh, Ekipi shqiptar barazoi 0-0 me Moldavinë, ndërsa ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup do ta zhvillojë ditën e hënë ndaj Uellsit, më 25 tetor.
Aktualisht, Shqipëria renditet e dyta në grupin B me 1 pikë, aq sa Moldavia, ndërsa Uellsi renditet i pari me tre pikë të plotë, pasi mundi Andorrën që është e fundit në klasifikim me 0 pikë.