Sunday, August 24, 2025

Futboll Femra-Kombëtarja zyrtarizon dy ndeshje miqësore kundër Maqedonisë së Veriut dhe Kenias në muajin prill

Lexo

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të luajë dy ndeshje miqësore kundër Maqedonisë së Veriut dhe Kenias në muajin prill. Federata Shqiptare e Futbollit ka rënë dakord me dy federatat përkatëse për zhvillimin e këtyre dy miqësoreve në vendin tonë në muajin e ardhshëm.

Takimi i parë i planifikuar i Shqipërisë së vajzave është ai kundër përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut më 7 prill, në stadiumin ‘Elbasan Arena’, në ora 16:00, ndërsa miqësorja e dytë është programuar të zhvillohet katër ditë më vonë, kundër Kenias, po në stadiumin ‘Elbasan Arena’ në ora 16:00.

Vajzat kuqezi do të nisin grumbullimin nën drejtimin e trajnerit Armir Grima më 5 prill në Tiranë, ndërsa tekniku shqiptar do të shpallë listën me futbollistet e grumbulluara pas pak ditësh. Po në qytetin e Durrësit do të qëndrojë edhe përfaqësuesja keniane, që ka parashikuar të grumbullohet në Shqipëri më 8 prill dhe të gjitha shpenzimet e ekipit mik nga Kenia do të mbulohen nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Në rast se ekipi i Kenias nuk do të pajiset me viza shqiptare në kohën e duhur, atëherë miqësorja do të anullohet.

Këto dy miqësore kundër Maqedonisë së Veriut dhe Kenias janë një mundësi shumë e mirë për trajnerin Grima dhe stafin e Kombëtares A për të vëzhguar e testuar vajzat kuqezi, duke qenë se për momentin nuk janë të angazhuara në impenjime zyrtare me ndeshje të nivelit UEFA-s apo FIFA-s. Gjatë muajit prill, Shqipëria do të njohë edhe kundërshtaret e kualifikueseve të Europianit të ardhshëm.

Të dyja këto kundërshtare mbartin edhe një specifikë shumë të veçantë për Shqipërinë e vajzave. Kjo pasi, Maqedonia e Veriut është edhe ekipi i parë me të cilën është përballur Kombëtarja e vajzave në historinë e saj, pikërisht më 5 maj të vitit 2011, ndërsa me përfaqësuesen e Kenias do të luajë për herë të parë në historinë e saj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img