Java e 11-të e kampionatit të futbollit të vajzave u mbyll këtë të diel me takimin Lushnja – Gramshi. Skuadra mike e mbylli pjesën e parë në avantazhin 0-19, ndërsa pjesa e dytë nuk u zhvillua, pasi ekipi vendas nuk zbriti në fushën e lojës.
Ndeshja në fjalë do të shqyrtohet nga organet kompetente dhe do të jetë pjesë e trajtimit nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës, që do të marrë vendimet përkatëse në përputhje me rregulloret në fuqi.
Takimi përmbyllës i javës, Lushnja – Gramshi, u mbyll me fitoren 0-4 të ekipit mik, që siguroi tre pikë të rëndësishme në transfertë.
Në sfidat e tjera të fundjavës, Vllaznia vijon me formën dominuese, teksa mposhti Partizanin me rezultatin e thellë 10-0 në shtëpi. Fitore bindëse regjistroi edhe Teuta, që triumfoi 2-5 në transfertë ndaj Egnatias.
Ndërkohë, Kinostudio siguroi një tjetër sukses të rëndësishëm, duke fituar 5-0 përballë Atletik Klub në fushën e saj.
Rezultatet e javës së 11-të të Superligës futboll femra
Vllaznia-Partizani, 10-0
Egnatia-Teuta, 2-5
Kinostudio-Atletik Klub, 5-10
Lushnja – Gramshi 0-19


