Është mbyllur java e dytë e kampionatit të futbollit të vajzave. Takimet Partizani – Lushnja dhe Tirana – Gramshi ulën siparin e kësaj jave, ndërsa ndeshja Apolonia – Teuta nuk është luajtur dhe është shtyrë për t’u zhvilluar në një datë tjetër.
Gramshi mori fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi mposhti Tiranën me rezultatin e thellë 12-0. Me të njëjtin rezultat 12-0 triumfoi edhe Partizani në “Arenën e Demave” ndaj Lushnjes.
Të dielën, Vllaznia mundi Kinostudion 8-0, ndërsa Egnatia triumfoi 3-1 ndaj Laçit.
Java e dytë e kampionatit të futbollit të vajzave:
Laçi – Egnatia 1-3
Vllaznia – Kinostudio 8-0
Partizani – Lushnja 12-0
Tirana – Gramshi 0-12
Apolonia Teuta e shtyrë