Kombëtarja e vajzave U-17 është gati për ndeshjen e parë kundër Izraelit, e vlefshme për raundin e dytë të Kampionatit Europian 2025 për këtë grupmoshë.
Përfaqësuesja e drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj është grumbulluar prej të dielës në Andorra, aty ku do të zhvillohen edhe ndeshjet e këtij raundi. Skuadra i dha fund sot përgatitjeve dhe grupi gëzon formë të mirë fizike.
Ndeshja e parë kundër Izraelit do të luhet nesër në “Centre d’Entrenament FAF Santa Coloma” në ora 11:00.