Rikthehet pas pauzës së ekipeve kombëtare kampionati i futbollit të vajzave. Sot do të luhet ndeshja hapëse e javës së 8-të. Partizani do të presë në shtëpi ekipin e Laçit. Të kuqet kanë pasur një ecuri të mirë këtë sezon dhe janë në kërkim të fitores së radhës. Ndeshja do të zhvillohet në ora 14:30 në stadiumin “Arena e Demave”.
Katër ndeshjet e tjera do të luhen të dielën,dy prej të cilave në orën 10:00 dhe dy të tjerat në orën 13:00. Ndeshja Kinostudio-Gramshi pritet të jetë mjaft e luftuar,duke pasur parasysh edhe formën e mirë që po kalon skuadra e Gramshit këtë edicion,duke u renditur në vendin e dytë pas 7 ndeshjesh. Ndeshja do të luhet në QKS Kamëz në ora 10:00. Takimi tjetër i orës 10:00 është ai mes Egnatia-Lushnja.
Apolonia-Vllaznia është pa dyshim një nga sfidat më të rëndësishme të javës së 8-të, që do të luhet të shtunën në stadiumin “Loni Papuçiu”. Përballë kampioneve në fuqi,fieraket e vendit të katërt në kampionat do të provojnë shanset e tyre. Ndeshja është planifikuar të nisë në ora 13:00.
Sfida tjetër është ajo mes Teuta-Tirana,që do të luhet në Durrës. Një ndeshje mjaft delikate për të dyja ekipet,me kryeqytetaset që nuk e kan nisur mjaft mirë këtë edicion dhe duan të marrin tre pikët. Edhe Teuta kërkon rezultat pozitiv në këtë sfidë. Ndeshja do të luhet në ora 13:00.
Sot:
Partizani-Laçi(14:30)
Nesër:
Kinistudio-Gramshi(10:00)
Egnatia-Lushnja(10:00)
Apolonia-Vllaznia(13:00)
Tirana-Teuta(13:00)
Fatos LAMAJ