Monday, November 25, 2024

Futboll Femra-Shqipëria shkatërron Armeninë, e mundë thellë në “Air Albania”, 5 me 0

Lexo

Shqipëri – Armeni 5-0
Golat: 12’ , 43′ Doçi, 16’, 62′ Hamidi, 90′ Lufo
Shqipëria: Rexhepi, Hila, Curraj, Maliqi, Gjini (87’ Zarka), Franja, Elezaj (75’ Levenaj), Hamidi (87’ Metalla), Krasniqi (80’ Lufo), Doçi, Maksuti (75’ Begallo).

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll për femra e drejtuar nga trajneri shkodran, Armir Grima, regjistroi një fitore të thellë, duke mundur me rezultatin 5 me 0, kombëtaren e Armenisë. Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së enjtes në “Air Albania” e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2023, u dominua plotësisht nga futbollistet kuqezi.

3 me 0 në favor të Shqipërisë është mbyllur pjesa e parë me golat e shënuar nga Doçi dy herë, si dhe Hamiti. Golat për Shqipërinë vijuan të jenë present edhe në pjesën e dytë, fillimisht me anë të Hamitit që regjistron golin e dytë personal në këtë ndeshje si dhe të katërtin per ngjyrat kuqezi. Në fund ka vend edhe për një gol tjetër me autore, Lufon duke e çuar avantazhin në 5 me 0.

I gjithë takimi mbyllet me rezulatin e thellë 5 me 0 në favor të Shqipërisë, një shifër kjo që futet në kufijtë e rekordit për skuadrën tonë përfaësuese, si rezultati i parë i këtij lloji për kombëtaren e futbollit të femrave.

Pas kësaj fitoreje Shqipëria ngjitet në vendin e katërt të grupit me 4 pikë në tre takime të luajtura, duke lënë pas momentalisht Kosovën dhe Armeninë. Në vendin e parë të Grupit F ndodhet aktualisht Norvegjia me 6 pikë në dy ndeshje, e ndjekur nga Belgjika dhe Polonia me nga 4 pikë secila, po aq sa edhe Shqipëria.
Ndeshja e radhës e Kombëtares është në transfertë ndaj Polonisë, më 26 tetor, ora 19:45 në “Tychy Stadium”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img