Shqipëri-Bosnje Hercegovinë 4-1
Formacioni i Shqipërisë: Laura Gjergji (GK), Adile Sharka, Kostandina Cipi, Imelda Ara, Albina Tashi, Olivia Nazarko, Samanta Hysa, Anja Goskova, Aishe Sulejmani, Besarda Guri, Gelda Kadiolli (c). Trajner: Kreshnik Krepi
Shqipëria U-15 për femra ka zhvilluar këtë të diel ndeshjen e fundit të turneut UEFA Development për këtë grupmoshë në Bosnje-Hercegovinë.
Përballja e tretë vajzave kuqezi ishte pikërisht kundrejt boshnjakeve, që ishin edhe organizatore të këtij turneu zhvillimor të UEFA-s.
Sfida u mbyll në favor të Bosnje-Hercegovinës, që mposhtën Shqipërinë e drejtuar nga Kreshnik Krepi me shifrat 4-1.
Goli i vetëm për ekipin shqiptar u realizua nga Egla Hoxha në minutën e 69-të, e cila u fut si zëvendësuese në këtë takim të fundit.
Kreshnik Krepi e nisi lojën me këtë formacion: Laura Gjergji (GK), Adile Sharka, Kostandina Cipi, Imelda Ara, Albina Tashi, Olivia Nazarko, Samanta Hysa, Anja Goskova, Aishe Sulejmani, Besarda Guri, Gelda Kadiolli (c).
Pavarësisht rezultatit 4-1, skuadra shqiptare e sapo krijuar zhvilloi një lojë të mirë, por gabimet individuale ishin ato që vendosën ndeshjen.
Gjithashtu, në këtë sfidë, trajneri Krepi kishte mundësi të aktivizonte edhe futbollistet e tjera që nuk kishin luajtur në dy ndeshjet e para.
Me këtë humbje, Shqipëria e mbyll pjesëmarrjen në këtë turne në vendin e tretë, me vetëm tre pikë të grumbulluara, një fitore dhe dy humbje.
Ky turne ishte një eksperiencë e parë mjaft e mirë për vajzat kuqezi, që për herë të parë veshën fanellën shqiptare dhe përfaqësuan Shqipërinë në një turne të UEFA-s për këtë grupmoshë.
Në vijim, ekipi kombëtar U-15 do të marrë pjesë në të tjera turne, teksa do të vijojnë seleksionimet dhe grumbullimet për këtë grupmoshë, për t’i sjellë Kombëtares shqiptare për femra elemente cilësore.