Wednesday, November 19, 2025

Futboll Femra U17. Vllaznia fiton në transfertë me Teuten 1-3. Vendos dopieta e Egla Hoxhes dhe Ecrin Ileri

Lexo

- Reklamë -spot_img

Teuta U17-Vllaznia U17  1-3

(Shënues: Samanta Hysa 8’/ Ecrin Ileri 34’, Egla Hoxha 41’, 55’

Formacioni i Vllaznisë U17: Ambra Reshiti, Megi Preçi, Imelda Ara, Megi Faslija, Eglisa Hardhija, Egla Hoxha, Drilona Mataj, Jylisa Kolekaj, Françeska Hila, Ecrin Ileri, Besarda Guri.(U aktivizuan: Eriana Haxhija, Anida Jubani). Trajnere: Paula Jaku

Të shtunën ka shijuar fitoren e thellë të Vllaznisë së Superiores së Futbollit Femra ndaj Egnatias 11-0, teksa ka qëndruar në krah të trajnerit të parë Nikolin Leka, ndërkoë që pasditen e sotme, Paula Jaku shijon një tjetër fitore.

Këtë radhë, në cilësinë e trajneres së parë të Vllaznisë U17, Paula del fituese në transfertën durrsake me rezultatin 1 me 3 ndaj Teutës vendase.

Ndeshja në fjalë ishte për llogari të javës së parë të Kampionatit Kombëtar sezoni 2025-2026, ku Vllaznia me autoritetin e skuadrës kampione në fuqi, e nis mjaft mirë teksa sfidon në shtëpinë e saj Teutën.

Fitore kjo që erdhi përmes dygolëshit të Egla Hoxhës dhe një tjetë ri Ecrin Ileri. Kundrejt një golit të vetëm nga Teuta që mban firmën e Samanta Hysa.

Gol i cili në fakt hapi takimin që në minutën e tetë dhe qëndroi në fuqi deri në minutën e 34-tët kur Ileri barazon shifrat 1-1.

Ndërkohë, për fitoren ka menduar Egla Hoxha, një golashënuese kjo e spikatur edhe në kampionatet e kaluara, ku me këtë dopietë që në start të kampionatit paralajmëron gola të tjerë në vazhdim.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img