Futboll Femra-Vllaznia fiton 0-9 në transfertë me Kinostudion dhe kryeson kampionatin me 30 pikë të plota. Spikat tripleta e Klaudia Borçit

Kinostudio-Vllaznia,  0-9

(Shënuese: Klaudia Borçi 21’, 25, 34’, Azar Bianca Coad 63’, Megi Doçi 69’, 81’, Marie Ahamadi 71’, 80’ Merinela Ndoci 87’)

Java e 11-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit për femra ka regjistruar fitoren e dhjetë radhazi të Vllaznisë. Fitorja e radhës është regjistruar në transfertë përballë Kinostudios me rezultatin e thellë 0 me 9.

Ndeshja e luajtur në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz nuk pa pasur fare histori, sepse kualitetet e formacionit kuqeblu kanë bërë që i gjithë takimi të ishte nën diktatin e Vllaznisë kampione të udhëhequr nga trajneri Nikolin Leka.

Serinë e golave në portën e Kinostudios e hapur sulmuesja Klaudia Borçi, ku pas të parit në minutën e 21-të tund edhe dy herë të tjera radhazi rrjetërn e portjeres vendase Ndreu, përkatësisht në minutat 25 dhe 34 duke regjistruar kështu tripletën e saj në këtë ndeshje.

Me avantazhin e Vllaznisë 0-3 mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që në të dytën vijnë edhe golat e tjerë për skuadrën kuqeblu: Azar Bianca Coad 63’, Megi Doçi 69’, 81’, Marie Ahamadi 71’, 80’ Merinela Ndoci 87’ duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e thellë të Vllaznisë me rezultatin 0-9.

Ndonëse me një ndeshje më pak të pazhvilluar në fazën e parë ndaj Teutës, e cila pritet të luhet në një moment tjetër kur ta vendosë FSHF, Vllaznia e futbollit femra kryeson e vetme Kampionatin Kombëtar në kuotën e 30-të pikëve.

Në vend të dytë është Gramshi me 28 pikë, i cili në këtë javë arriti një fitore të thellë, 14-0 ndaj ekipit bardheblu të Tiranës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu