Futboll-Kampionati i vajzave/ Mbyllet java e 15-të. Kryeson Vllaznia me 39 pikë, +8 nga Apolina e vendit të dytë dhe +10 nga Gramshi i vendit të tretë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e 15-të e kampionatit kombëtar të vajzave uli siparin këtë të diel, duke dhuruar ndeshje interesante dhe rezultate të thella.

Në sfidën përmbyllëse të javës së 15-të, Kinostudio regjistroi një fitore bindëse në transfertë ndaj Lushnjës me rezultatin e thellë 0-9.

Në takimet e tjera të javës, Apolonia arriti një fitore të rëndësishme minimale 1-0 përballë Partizanit, në një ndeshje të luftuar deri në fund.

Vllaznia vijon paraqitjet dominuese, duke triumfuar 0-7 në transfertë ndaj Egnatias.

Ndërkohë, Teuta dhe Atletik Klub ndanë pikët pas një barazimi pa gola.

Rezultatet e Javës së 15-të Superliga e futbollit femra

Lushnja 0-9 Kinostudio
Egnatia 0-7 Vllaznia
Apolonia 1-0 Partizani
Teuta 0-0 Atletik Klub

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img