Ka nisur me goleadë Kampionati Kombëtar i futbollit për kategorinë e dytë të futbollit shqiptar. Plot 20 gola gola janë shënuar këtë javë në grupin A ku luanjnë edhe skuadrat e qarkut Shkodër.
Nëntë prej tyre janë regjistruar në Koplik të Malësisë së Madhe, aty ku skuadra vendase Veleçiku e drejtuar nga trajneri Besnik Duli mundithellësisht 8 me 1 Murlanin me 6 gola të shënuar nga Brajan Shekaj.
Me fitore e kanë mbyllur javën e parë të kampionatit edhe Besëlidhja, Adriatiku dhe Luzi 2008. Skuadra këto, të cilat mundën Albanët, Basanian e Bushatit dhe Sopotin. Dy të parët, tre pikët e plota i morën një shtëpi me të njëjtin rezultat, 3 me 1. Ndërsa, luzianët fituan në transfertën e Librazhdit 1-2
Rezultatet e javës së parë, Grupi A:
Adriatiku-Basania 3-1
Tërbuni-Iliria 0-0
Veleçiku-Murlani 8-1
Besëlidhja-Albanët 3-1
Naftëtari-Gramshi 0-0
Sopoti-Luzi 2008 1-2