Friday, September 20, 2024

Futboll Kategoria e Dytë-Nesër starton Kampionati Kombëtar. Basania FC debutuese është gati për surprizën e këtij sezoni futbollistik

Lexo

Pasditën e nesërme të 21 shtatorit 2024 nis Kampionati Kombëtar i futbollit për kategorinë e dytë. Pjesë e grupit A verior këtë edicion është edhe Basania FC, skuadra debutuese përfaqëson zonën e Bushatit në Bashkinë Vau i Dejës.

Si kampione e kategorisë së tretë sezonin e kaluar, bushatasit duket se i kanë vetes detyrë që të mos jenë thejshtë konkurues formal në këtë kategori. Me çfar është parë deri më tani, edhe në grupin e saj ka skuadra me emër, me një organizim perfekt të presidentit Ermir Shimaj, Basania e drejtuar nga trajneri Haris Lika ka dhënë sinjalet e një skuadre që pretendon menjëherë që ne debubtim, kualifikimin në kategorinë e parë.

Në pritje të nisjes së kampionatit ku pasditen e së shtunës do të jetë mysafire në Durrës për t’u ndeshur me ekipin vendas Adriatik për javën e parë të kampionatit, drejtuesit e klubit bushatas, duke prezantuar edhe përbërjen e skuadrës, janë shprehur optimist për një prezantim cilësor në këtë sezon të ri futbollistik.

 

Ja postimi zyrtar i Basania FC një ditë para nisjes së kampionatit:

 

“Pas një pune përgatitore pa’ndërprerje edhe gjatë sezonit të pushimeve.

Po ashtu edhe fiks dy muaj punë në terren nga stafi i trajnerave me afrime/seleksionime dhe stërvitje të skuadrës.

Tashmë mendojmë se jemi gati të prezantojmë listen e lojtarëve të Basania FC të federuar për sezonin 2024/2025, Kampionati Kombëtar, Kategoria e Dytë.

Besojmë se kemi bërë më të miren e mundshme dhe shpresojmë që e gjitha kjo punë të konkretizohet me rezultate dhe futboll të bukur në fushen e lojës pa harru asnjëherë standartin Fair Play të Basanias që përkufizohet me:

#Sport & #Qytetari

Ju prezantojmë emrat e skuadrës

Besmir MUÇEJANI

Fatjon MARKU

Egzon SHIMAJ

Mario KOLA

Olsi SHEMA

Albert MILA

Alsid TAFILI

Ardit HOXHAJ

Taulant NIKSHIQI

Olsi RADOHINA

Gabriel ZEFI

Ergys PUKA

Flori LEKA

Arbër DAIJA

Rigers XHAHYSA

Brilant HASAJ

Refajet CANJA

Arseld HOXHAJ

Almamy Moustapha DIABY

Cheick Oumar KONATE

Ecander RICARDO FILHO

Soliman MOHAMED FAYED

Trainer: Haris LIKA

Zv Trainer Erjon MANI

Mirëpresim mbështetjen e t’gjithve për të udhetuar drejt objektivave

Basania FC ”

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img