Kategoria e dytë e futbollit shqiptar luan sot ndeshjet e javës së 9-të. Interesante është se për tre skuadrat e qarkut Shkodër që luajnë në grupin A, Ada, Veleçiku dhe Murlani, kalendari i kësaj jave ka rezuar ballafaqime në transsfertë.
Veleçiku i drejtuar nga Haris Lika, i projektuar për tu ngjitur në të parën, është mysafir në Vlorë, në një sfidë shumë të vështirë, pasi do të përballen me Orikun pretendent në kualifikimin në kategorinë e parë.
Jo pak të vështirë i ka përballjet e tyre edhe Murlani dhe Ada e Velipojës, të cilët do të ndeshen me Elbasanin dhe Bulqizën , murlanasit me objektiv ngjitjen në grupin e skuadrave të kreut, ndërkohë që velipojakët, të fundit në renditje, për t’I shpëtuar rënien nga kategoria.
Ndërkohë, Gramshi pret Ilirinë në shtëpi, si dhe po ashtu, edhe Gramozi luan në fushën e tij përballë Sopotit.