Java e pestë e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e parë ka dhuruiar ndeshje të bukura, por edhe rezultate interesante. Ndër to, që është konsideruar edhe surpriza e kësaj jave është fitorja e debutueses në kategorinë e parë Oriku, i cili ka mundur me rezultatin 2-1 Tomorrin e Beratit, skuadër kjo pretendente për vendin e parë.
Oriku ka qënë i pari që ka kaluar në avantazh , që në minutën e 6-të me anë të futbollistit të tyre Pereira, por Hida për miqta ka barazuar në të 20-tën minuta duke e mbyllur pjesën e parë në shifrat e barabarta 1-1. Pjesa e dytë ka qënë shumë e dyluftuar me të dyja skuadrat që kërkonin fitoren e ndeshjes. Dhe, këtë e ka arritur Oriku, falë një goli spektakël të shënuar nga shkodrani Eraldo Deda, futbollist ky 20 vjeçar , kontigjent i ekipit të parë Vllaznisë gjatë dy sezoneve të fundit, por që për mungesë hapësire në formacion, preferoi që minutat e duhura t’i marrë tek skuadra e Orikut.
Në ndeshjet e tjera, ka pasur katër barazime radhazi, Turbina-Luzi, Besa-Korabi dhe Tërbuni-Apolonia, që të tria ndeshjet të mbyllura me të njëjtin rezultat, 1-1, ndërkohë që Lushnja-Flamurtari e nbyllin në barazim, me rrjeta të papreklura, 0-0.
Skënderbeu-Burreli, çifti i fundit që mbylli duelet e kategorisë së parë ditën e djeshme, ka përfunduar me fitoren e thellë të korçarëve me rezultatin 4-1, ku edhe këtu kemi një golashënues shkodran si Belajdi Pusi, i cili pas tripletes së Abdul Temitope, 35’, 45’, 50’, shënon golin e katërt për ngjyrat e skuadrës së tij në minutën e 89-të
Jave pestë e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë, mbyllet sot me ndeshjen e fundit, Dinamo-Besëlidhja.
Rezultatet e javës së pestë të Kategorisë së Parë
E shtunë 8 tetor 2022
Lushnja – Flamurtari 0-0
Oriku – Tomori 2-1
Tërbuni – Apolonia 1-1
Besa – Korabi 1-1
Turbina – Luzi 2008 1-1
Skënderbeu – Burreli 4-1
E diel, 9 tetor
Dinamo – Besëlidhja ?