Tuesday, November 26, 2024

Futboll Moshat-Akademia Vllaznia, 1 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje në javën e parë të Kampionatit

Lexo

Kampionati Kombëtar i futbollit për moshat ka nisur me 5 ndeshje në shtëpi për ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia. Ndeshje këto që janë zhvilluar të shtunën dhe të dielen e fundjavës së kaluar në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës. Bilanci i skuadrave të Vllaznisë në këto 5 ballafaqime ka qënë, 1 fitore, 2 barazime dhe dy humbje.

E vetmja fitore në javën e parë të kampionatit për Akademinë Vllaznia ishte ajo e regjistruar nga ekipi U-15. Të drejtuar nga trajnerët Fatjon Hasani dhe Haris Dalipi, 15 vjeçarët kuqeblu mundën me rezultatin 1 me 0 homologët e tyrë të Laçit.  Për fitoren e kësaj ndeshje ka menduar Kthupi, i cili duke shënuar golin e fitoren i jep tre pikët e para Vllaznisë U-15 në këtë kampionat.

Ndërkohë, dy barazimet e kuqebluve të moshave kanë ardhur në ndeshjet e ekipeve U-17 dhe U-19. Dy kipet në fjalë janë përfaqësuar me ndryshime në pankinat respektive. Vllazninë U17 këtë sezon e drejton trajneri Gilman Lika që zëvendëson trajnerin Edmond Doçi, i cili është zhvendosur në drejtimin e 19 vjeçarëve duke zëvendësuar trajnerin Vioresin Sinani që ka kaluar në stafin e ekipit të parë, si zëvendëstrajner i Mirel Josës.

Në barazim 2-2 ka përfunduar ballafaqimi i 17 vjeçarëve në mes Vllaznisë dhe Partizanit. Pas barazimit 0-0 në pjesën e parë, 4 golat e kësaj ndeshje janë shënuar në të dytën. Për Vllazninë, golat janë shënuar nga Gerald Kubazi në të 54-tërtën dhe në kohën shtesë me penallti. Edhe për Partizanin autorë i dy golave është i njëjti futbollist, Hysnel. Për t’u theksuar është se Vllaznia  në këtë ndeshje ka luajtur me një futbollist më pak gjatë pjesës së dytë për shkak të një kartoni të kuq dhënë nga arbitri në dëm të Jozez Marashit. Kuqeblutë kanë qënë në disavantazh 1-2 deri në minutën e 95-të kur pas një penalltie të dhënë në favor të Vllaznisë ka qënë Kubazi që ka barazuar në 2-2.

Në barazim, por me shifrat 1-1 është mbyllur edhe ndeshja e 19 vjeçarëve në mes Vllaznisë dhe Partizanit. Skuadra e drejtuar nga Edmond Doçi ka kaluar në vantazh që në minutën e 36-të me golin e shënuar nga Klajti Halili duke e mbyllur pjesën e parë me fitore 1-0. Por,k në 45 minutat e dyta Partizani ka arritur të barazojë në 1-1 me një gol të shënaur nga Paulo Perlala. Dhjetë minutat e fundit ka përpjekje të shumta nga të dyja skuadrat për të gjetur golin e fitores, por gola nuk ka më duke fiksuar barazimin 1-1.

Pas fitores së Vllaznisë U-15, e vetmja në këtë javë të parë për ekipet e Akademisë Vllaznia, si dhe dy barazimeve të Vllaznisë U-17 dhe U-19, ka ardhur humbja e Vllaznisë U-14, e cila e drejtuar nga trajneri Arben Parmeza është mundur në shtëpi me rezultatin 0-1 nga ekipi i Shoqatës së Futbollit Pepa me një gol të shënuar nga fundi i takimi nga futbollisti mik Ruçi.

Humbja e dytë për ekipet e Akademisë Vllaznia, madje me shifra të thella 0 me 4, është regjistruar për kategorinë U-13, ku ekipi kuqeblu është mundur nga Partizani 0-4, ndeshje kjo e cila edhe të gjitha ndeshjet e tjera është luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img